Shiste drogë nëpër shkolla, arrestohet në Greqi shqiptari

Shiste drogë nëpër shkolla, arrestohet në Greqi shqiptari

16:22, 08/05/2024
A+ Aa A-

Policia greke ka publikuar identitetin dhe fotografinë e një të riu shqiptar, të arrestuar në fund të muajit prill si pjesë e një grupi prej 12 personash që shpërndanin drogë në të mitur por edhe në shkolla në Patra të Greqisë.

Gjatë operacionit të policisë greke u sekuestruan rreth 213 gram marijuanë, 21.8 gram kokainë, 29.7 gram MDMA, sende të forta, 2 makina, 2 motocikleta, 4450 euro etj.

Në pranga ranë 4 drejtuesit e grupit dhe 8 anëtarë të saj. Mes 12 të arrestuarve kishte edhe të mitur nga 14-17 vjec. Mes personave të arrestuar është edhe shqiptari Arber Rexha, 23 vjec nga Tirana.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco