EMRI/ U vodhi 2 celularë dhe një shumë parash pacientëve në spitalin rajonal, arrestohet 30-vjeçari

EMRI/ U vodhi 2 celularë dhe një shumë parash pacientëve në spitalin rajonal, arrestohet 30-vjeçari

15:22, 08/05/2024
A+ Aa A-

Një 30-vjeçar, i identifikuar si Bledar Manga, është arrestuar nga policia në Dibër pasi vodhi në spitalin rajonal një shumë parash dhe dy celularë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, sapo janë njoftuar se në një dhomë në spitalin rajonal të Dibrës, 2 pacientëve dhe shoqërueses së njërit prej tyre, iu ishin vjedhur një shumë parash dhe 2 celularët, kanë organizuar punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga, për veprën penale “Vjedhja”, autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi B. M., 30 vjeç, banues në Peshkopi”, njofton policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco