Elbasan/ U shoqëruan për të sqaruar një sherr, babë e bir thyejnë kompjuterat e xhamat në komisariat

Elbasan/ U shoqëruan për të sqaruar një sherr, babë e bir thyejnë kompjuterat e xhamat në komisariat

15:01, 08/05/2024
A+ Aa A-

Një 49-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Elbasan, ndërsa i biri u procedua në gjendje të lirë pasi kundërshtuan punonjësit e policisë. Këta dy persona, ndërsa ishin shoqëruar për sqarimin e rrethanave të një konflikti në të cilin ishte përfshirë 17-vjeçari, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar disa pajisje kompjuterike dhe xhamin e një dritareje.

“Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Sh. B., 49 vjeç, banues në Elbasan, si dhe referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për djalin e tij 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjerin, në ambientet e Policisë, ku ishin shoqëruar për sqarimin e rrethanave të një konflikti në të cilin ishte përfshirë 17-vjeçari, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar disa pajisje kompjuterike dhe xhamin e një dritareje”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco