Lëshonte fatura fiktive dhe mashtronte me TVSH-në, ndalohet 40-vjeçari në Elbasan

Lëshonte fatura fiktive dhe mashtronte me TVSH-në, ndalohet 40-vjeçari në Elbasan

14:46, 08/05/2024
A+ Aa A-

Një 40-vjeçar është ndaluar nga policia e Elbasanit , pasi për të  ishte vendosur masa e sigurisë” Arrest me burg”.

Policia njofton se ky shtetas akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nëpërmjet një biznesi për shitjen me shumicë të metaleve, lëshonte fatura të mallrave, me vlera fiktive, duke mashtruar lidhur me TVSH-në, me qëllim përfitimin ekonomik

Njoftimi:

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaloi shtetasin T. D., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Elbasanit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ky shtetas akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nëpërmjet një biznesi për shitjen me shumicë të metaleve, lëshonte fatura të mallrave, me vlera fiktive, duke mashtruar lidhur me TVSH-në, me qëllim përfitimin ekonomik.

Ky rast është goditur nga Policia e Elbasanit, në muajin nëntor të vitit 2023.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco