Tepelenë/ Dalin pamjet nga ‘shtëpia e barit’, shpallen në kërkim dy persona

11:43, 08/05/2024
A+ Aa A-

Një ‘shtëpi bari’ është zbuluar në fshatin Veliqot në Tepelenë, ku janë sekuestruar 249 bimë narkotike.

Nga pamjet e publikuara nga policia brenda shtëpisë së barit dallohen bimët narkotike.

Policia ka shpallur në kërkim një të ri, pronarin e banesës dhe një 47-vjeçar.

Njoftimi i policisë/ Tepelenë

Kontrolle intensive bazuar dhe në inteligjencën policore, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të cannabisit.

Kishin përshtatur një ambient (banesë të pabanuar), në fshatin Veliqot, për kultivim të bimëve narkotike, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, identifikohen 2 shtetas (njëri prej tyre pronari i banesës) dhe vijon puna për kapjen e tyre.      

Në ambientin e përshtatur u gjetën dhe u sekuestruan 249 bimë narkotike të mbjella në vazo, 25.35 kg lëndë narkotike cannabis sativa, llamba, pajisje ventilimi dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale. 

Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, në terren apo në ambiente të mbyllura me llamba, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokaster kanë intensifikuar kontrollet.  

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të inteligjencës policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në fshatin Veliqot, në kuadër të operacionit të koduar “Closed”, kanë zbuluar një ambient (banesë të pabanuar) të përshtatur me llamba që furnizoheshin me energji elektrike, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, në vazo.  

Nga ky ambient, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 249 bimë narkotike të mbjella në vazo,  25.35 kg lëndë narkotike cannabis sativa, llamba, pajisje ventilimi dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të veprimeve procedurale, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit: D. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Veliqot (pronari i banesës) dhe E. Sh., 47 vjeç, banues në Sarandë, bashkautorë në këtë veprimtari kriminale.

Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco