Pas Pashkëve emigrantët shqiptarë kthehen në Greqi, shtohet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës

Pas Pashkëve emigrantët shqiptarë kthehen në Greqi, shtohet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës

09:15, 08/05/2024
A+ Aa A-

Shtohet fluksi i automjeteve gjatë 24 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë.

Sipas autoriteteve doganore gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë drejt Greqisë 8558 shtetas ndërsa një numër më i vogël ka hyrë në vendin tonë, 2271 shtetas.

Të gjithë ata shtetas që hynë në vendin tonë për të festuar Pashkën dhe të shfrytëzonin ditët e pushimeve në vendlindje duket se i kanë përfunduar.

Ata po kthehen në vendin ku jetojnë dhe punojnë prej vitesh dhe vetëm 48 orët e fundit nga kjo pikë ka dalë një numër i lartë qytetarësh, sipas shifrave kanë dalë rreth 14 mijë shtetas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco