Akuzohen për trafik droge, arrestohen dy shqiptarë në Greqi

Akuzohen për trafik droge, arrestohen dy shqiptarë në Greqi

13:18, 26/03/2024
A+ Aa A-

Dy shqiptarë, të moshave 40 dhe 56 vjeç, janë arrestuar për trafik droge në Greqi.

Sipas policisë greke, dy shqiptarët u kapën në flagrancë pas hetimeve për persona që trafikonin sasi kanabisi në qendër të Athinës.

Nga kontrollet fizike si dhe në një shtëpi, u gjetën dhe u konfiskuan: 960,8 gram kanabis në pako individuale najloni për qëllim trafikimi, 2 celularë dhe një peshore elektronike precize.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco