Lajmi i fundit

LIVE/ PD takim me demokratët në Kukës

U shfaq duke kanosur fëmijët në Lungomare, policia arreston të dyshuarin

16:57, 28/04/2024
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka vënë në pranga shtetasin A. M., pas publikimit të videos në rrjetet sociale ku i dyshuari sulmonte disa të mitur.

Sipas njoftimit mësohet se i arrestuari është dërguar në spitalin psikiatrik Vlorë, për trajtim mjekësor, sepse vuan nga sëmundje mendore. 

Ja dhe video ku i dyshuari sulmonte disa të mitur me një mjet prerës:

Postimi:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, ditën e djeshme, në të cilën shfaqet një shtetas duke kanosur disa të mitur, në zonën e Lungomares, Vlorë, ju informojmë se:          

Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë kanë kryer verifikimet dhe kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit A. M., lokalizimin e tij, ditën e sotme, rreth orës 12:30, në zonën e Lungomares dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit. 

Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës (biçak), që iu gjet 30-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.  

Shtetasi A. M. është dërguar në spitalin psikiatrik Vlorë, për trajtim mjekësor, sepse vuan nga sëmundje mendore.  

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon median dhe qytetarët për denoncimin e paligjshmërive dhe i fton ata që të vijojnë të denoncojnë në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco