Përleshje në Prishtinë, pesë të arrestuar, dy të plagosur me thikë

Përleshje në Prishtinë, pesë të arrestuar, dy të plagosur me thikë

11:25, 18/02/2024
A+ Aa A-

Pesë persona janë arrestuar në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje në mes veti janë përfshirë në një përleshje fizike, njofton Policia e Kosovës.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një përleshje fizike ndërmjet tyre dhe si pasojë e lëndimeve të pësuara të gjithë të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Dy prej të dyshuarve dyshohet kanë marrë plagë nga mjeti i mprehtë thikë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të çështjes, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në paraburgim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco