Efektivi në Himarë përndoqi punonjësen e policisë, iu gjet edhe thikë e biçak

Efektivi në Himarë përndoqi punonjësen e policisë, iu gjet edhe thikë e biçak

21:37, 13/06/2024
A+ Aa A-

Festim Xhafaj, u shpall në kërkim nga AMP që më 10 maj, pas dyshohet se ka kryer disa vepra penale, përndjekje, dhunë në familje dhe mosbindje të urdhrit të punonjësit të policisë. Ai dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një punonjëse të policisë në Komisariatin e Vlorës.

Konkretisht, në datën 03.05.2024 ka përndjekur përgjatë segmentit rrugor Bulevardi kryesor dhe në “Transballkanike” me automjet punonjësen e policisë duke përplasur automjetin e saj dhe më pas është larguar me shpejtësi, ndërsa mjetin e ka braktisur në Vlorë.

Nga këqyrja e automjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë të ftohta (thikë e biçak).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco