Kapet me 1 mln euro drogë në makinë/ Arrestohet në Itali shqiptari me precendent penal

Kapet me 1 mln euro drogë në makinë/ Arrestohet në Itali shqiptari me precendent penal

17:09, 13/06/2024
A+ Aa A-

Në prangat e policisë italiane ka rënë një 41-vjeçar shqiptar pasi policia i gjeti në automjetin që drejtonte një sasi lënde narkotike me vlerë 1 milion euro, nëse do të hidhej në treg.

Sipas raportimeve për mediat vendase, shqiptari u arrestua në Bolzano Sud, teksa ishte ndalur përpara një kabine ku kryen pagesat.

Policia shkoi për kontroll pasi shqiptari kishte ndalur mjetin dhe nuk po lëvizte duke krijuar probleme në qarkullim.

Ishte ora 18:15 e pasdites së të mërkurës, kur një furgon ndaloi për minuta të tëra në kabinën e pagesës së autostradës, pa paguar tarifën, ndoshta duke pritur lëvizjen e policëve, që kishin ngritur një postobllok pak pas daljes në autostradën A22 .

Pikërisht ky veprim ka tërhequr vëmendjen e policëve që vendosën të ushtrojnë një kontroll. Nga kontrolli rezultoi se shqiptari, banues në Lombardi , kishte precedentë të shumtë penalë dhe krime të natyrave dhe rëndesave të ndryshme, përfshirë edhe tregtimin e drogës.

Në atë moment u vendos që të vazhdohej me kontrollin e plotë të dy pasagjerëve dhe mjetit, gjatë të cilit në pjesën e pasme të furgonit u gjet një çantë e zezë prej pëlhure , e fshehur mirë mes mjeteve të punës dhe sendeve shtëpiake. Brenda kishte 10 pako me vakum me marijuanë, me një peshë totale prej 5.5 kg .

41-vjeçari shqiptar, në gjendje të mirë me leje qëndrimi dhe me profesion zejtar, më pas është shpallur në arrest për veprën penale të posedimit me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike .

Sasia e drogës e sekuestruar mund të ndahej në të paktën 45,000 doza, me një vlerë të përllogaritur të shitjes me pakicë në tregun e paligjshëm prej gati 1 milion euro .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco