SYRI TV/ 8 fshatra ujë me 'tollona' në Fier, drejtori ujësjellësit: Kemi vendosur furnizimin me orar

SYRI TV/ 8 fshatra ujë me 'tollona' në Fier, drejtori ujësjellësit: Kemi vendosur furnizimin me orar

17:31, 13/06/2024
A+ Aa A-

Ujë me grafik për banorët e fshatit Poro në Fier.

Stina e nxehtë e verës kthen makthin e mungesës së ujit në 8 fshatra të Fierit, të cilat furnizohen me ujë nga vetëm një pus.

Banorët thonë se uji vjen pak, ndërsa ujësjellësi i Fierit pranon se situata përkeqësohet sepse nuk ka ujë.

SYRI TV

Kjo situatë sipas banorëve, vijon deri në muajin shtator, ku mungesa e ujit, vështirëson jetesën e tyre.

Problem tjetër për ta janë edhe ujrat e zeza të cilat kalojnë në kanale anës rrugës.

Drejtori i UKF, Petrit Kanani, ka pohuar se në këtë zonë ka vetëm një pus uji që furnizohen 8 fshatra dhe çdo vit në stinën e verës sasia e ujit që konsumohet është e madhe dhe prandaj u kemi vendosur furnizim me ujë me grafik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco