Kalabri, një tjetër tragjedi, vdes punëtori shqiptar i shtypur nga një pllakë betoni Komuniteti shqiptar i mbledhur pranë kantierit

Kalabri, një tjetër tragjedi, vdes punëtori shqiptar i shtypur nga një pllakë betoni

09:45, 18/02/2024
A+ Aa A-

Kosenza - Vdekjet e punëtorëve nuk ndalen. Pas pesë punëtorëve që humbën jetën në një shembje në Firence, një tjetër vdekje u regjistrua të premten në Kalabri. Bëhet fjalë për punëtorin shqiptar 55-vjeçar Edison Malaj, i cili u godit nga një pllakë betoni në kokë. Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Aksidenti ndodhi në Frascineto (Kosenza) dhe dëshmitarë qenë kolegët e punës së shqiptarit, të cilët nuk mundën të bënin asgjë për të shmangur tragjedinë, njofton Corriere della Sera.

Edison Malaj po ngarkonte disa panele çimentoje në një kamion në sheshin e ish-kantinës sociale ku po bëhej rikonstruksioni. Pllaka ishte mbërthyer me kabllo, që nga ana e tyre ishin lidhur me krahun e vinçit në automjet. 

Papritur, njëri prej kabllove u shkëput duke bërë që pllaka e betonit të bjerë dhe goditi punëtorin shqiptar që ishte në atë drejtim dhe nuk kishte kohë ta shmangte. Malaj u shtyp. Mbërritja e ambulancës nuk pati asnjë dobi.

Karabinierët e Castrovillari intervistuan shokët e punës të punëtorit dhe pronarët e kompanisë që kontraktonte punimet. Prokuroria e Castrovillari ka urdhëruar sekuestrimin e trupit dhe ka urdhëruar autopsinë e trupit të viktimës.

“Komuniteti shqiptar i Castrovillari është në dhimbje të madhe për humbjen e madhe të mikut, shokut, bashkatdhetarit tonë Edison Malaj, Edi siç e quanim ne, i cili humbi jetën në punë pasditen e djeshme - thuhet në një postim në Facebookun e komunitetit shqiptar të Kalabrisë. - Edi ishte një djalë punëtor si të gjithë ne, një djalë i respektuar nga të gjithë, baba dhe me familje të madhe. Komuniteti shqiptar është pranë familjes dhe kërkon hetim për aksidentin që mori jetën e bashkatdhetarit tonë."

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco