Kishte kthyer shtëpinë në një laborator për përgatitjen e heroinës, arrestohet shqiptari

Kishte kthyer shtëpinë në një laborator për përgatitjen e heroinës, arrestohet shqiptari

09:31, 04/02/2024
A+ Aa A-

Autoritetet italiane kanë zbuluar një laborator për përgatitjen e heroinës në San Severo, ndërsa në pranga është vënë një 40-vjeçar shqiptar, të cilit iu sekuestrua 18 kilogramë lëndë narkotike.

Kontrolli nisi kur një patrullë me rroba civile u parakalua nga një makinë që ecte me shpejtësi të madhe, me manovra të papritura, pa sinjalizuar kthesat dhe pa ndalur në kryqëzime.

Të dyshimtë për sjelljen e shoferit, policia nisi të ndjekë makinën deri në “Luisa Fantasia”, ku kanë identifikuar drejtuesin e mjetit.

Shoferi, tashmë i njohur për policinë, është shfaqur i shqetësuar dhe policia i ka gjetur çelësat e një makine tjetër.

Në mjetin tjetër policia gjeti të fshehur 16500 euro dhe 6 kg heroinë.

Më pas Guardia Di Finanza ka kontrolluar shtëpinë e të arrestuarit, një shtetas shqiptar 40 vjeç, duke gjetur një laborator të vërtetë për përgatitjen e lëndës narkotike, me mikser, 1 prese hidraulike 20 tonëshe dhe kallëpe për përgatitje së bashku me mbi 11 kg heroinë, kokainë dhe morfinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco