Tiranë/ Makina përplaset me karrotrecin, merr përpara 4 të rinj, 3 në spital

Tiranë/ Makina përplaset me karrotrecin, merr përpara 4 të rinj, 3 në spital

21:15, 03/02/2024
A+ Aa A-

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në zonën e 5 majit.

Mësohet se një automjet tip VolksWagen Golf 5 ka humbur kontrollin dhe fillimisht është përplasur me një karrotrec të parkuar anash rrugës.

Më pas mjeti ka përplasur 4 djem të rinj që ishin në cep të rrugës. 3 prej tyre kanë përfunduar në spital pasi kanë pasur dëmtime të lehta.

Ndërkohë në vend ngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe po vijojnë me hetimet për shkaqet e aksidentit ku paraprakisht dyshohet se ka qenë me shpejtësi të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco