Mori letër kërcënuese, shqyrtohet kërkesa e gjyqtares Arnisa Këlliçi

Mori letër kërcënuese, shqyrtohet kërkesa e gjyqtares Arnisa Këlliçi

09:58, 22/01/2024
A+ Aa A-

Në Këshillin e Lartë Gjyqësor zhvillohet mbledhja e komisionit për mbrojtjen e magjistratëve pas kërcënimit të gjyqtares së Tiranës, Arnisa Këlliçi.

Përfaqësues të KLGJ, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme diskutojnë me vendimmarrjen për kërkesën që ka bërë Këlliçi për mbrojtje të posaçme.

Këlliçi ka bërë denoncim edhe në Policinë e Tiranës, teksa kjo e fundit e ka marrë në mbrojtje menjëherë atë, familjen dhe banesën.

Ndërkohë, që nëse miratohet kërkesa për mbrojtje të posaçme, do t'i ofrohet siguri nga Garda e Republikës deri në një vendimmarrje të dytë nga KLGJ.

Kallëzimi dhe kërkesa erdhu me pretendimet e gjyqtares Arnisa Këlliçi se ishte kërcënuar përmes një letre. Letra përmbante të dhëna kërcënuese për magjistraten dhe familjen, ku përmendeshin edhe fëmijët e saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco