I zuri orteku, dy turistë zviceranë bllokohen në Malin e Korabit

I zuri orteku, dy turistë zviceranë bllokohen në Malin e Korabit

09:36, 22/01/2024
A+ Aa A-

Një çift turistësh zviceranë kanë mbetur të bllokuar në afërsi të Sorokolit në Malin e Korabit.

Turistët janë nisur që pasditen e djeshme dhe nuk kanë mundur të kthehen pas.

Paraprakisht, dyshohet se janë bllokuar nga ndonjë ortek dëbore. Policia e Dibrës dhe forca nga Tirana kanë shkuar menjëherë në ndihmë të tyre.

Fatmirësisht ata janë lokalizuar mëngjesin e kësaj të hëne, ndërsa pritet ndërhyrja e helikopterit për t’i transportuar drejt Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco