VIDEO/ Shkëmbi ra mbi banesë dhe i zuri këmbët, shihni pamjet tronditëse

09:24, 22/01/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çarçovë në Përmet. Një masiv shkëmbor ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë mbi një banesë, duke bllokuar një 25-vjeçar.

Siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga SYRI TV, i riu Dhimitër Vangjeli ka qenë i shtrirë në krevat, kur shkëmbi ka rënë mbi banesën e tij dhe i ka zënë këmbët.

Ai ka mbetur i bllokuar dhe kanë qenë forcat efektive dhe zjarrfikësit që kanë bërë të mundur nxjerrjen e ti.  I riu është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Çarçovë, një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në banesën e shtetasit Dhimitër Vangjeli, 25 vjeç. Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari, të cilit një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen”, njofton policia.

Në foto duken edhe policët që kanë shkuar në ndihmë të të riut, i cili mbeti i bllokuar për rreth 3 orë. Shkëmbi ka rënë mbi çati dhe më pas ka zënë 25-vjeçarin.

25-vjeçari Dhimitër Vangjeli është nxjerrë nga banesa dhe është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco