Operacioni antidrogë në Korçë: bastisje në banesa dhe lokale, 21 të arrestuar

Operacioni antidrogë në Korçë: bastisje në banesa dhe lokale, 21 të arrestuar

08:05, 22/01/2024
A+ Aa A-

Në Korçë po vijon operacioni antidrogë i koduar "Tempulli", me fazën e dytë të tij. Një sërë arrestimesh dhe dhjetëra të shoqëruar nga Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës, e nisur prej pasdites së djeshme dhe e finalizuar mëngjesin e sotëm.

Burime bëjnë me dije se në këtë operacion janë arrestuar mbi 21 persona, ndërsa janë shoqëruar shumë të tjerë. Ka qenë një hetim pro aktiv 3-mujor i Prokurorisë së Korçës në bashkëpunim me Policinë, që ka rezultuar me lëshimin e urdhër-arresteve për 10 personat, si edhe shoqërime të personave të tjerë që mund të procedohen në gjendje të lirë.

Nga hetimet e prokurorisë janë zbuluar prova që faktojnë se këta persona janë të përfshirë në aktivitetin e "prodhimit dhe shitjes të narkotikëve", neni 283/2.

Mësohet se gjatë natës janë ushtruar kontrolle në mjete, banesa dhe lokale të qytetit të Korçës por edhe të Maliqit. Pritet komunikata zyrtare e policisë lidhur me këtë operacion për të identifikuar edhe personat e arrestuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco