Tmerr në Patisia: 56-vjeçari shqiptar përdhunoi vajzën e partneres që në moshën 8-vjeçare

Tmerr në Patisia: 56-vjeçari shqiptar përdhunoi vajzën e partneres që në moshën 8-vjeçare

22:41, 21/01/2024
A+ Aa A-

Një 56-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi dyshohet se për rreth 7 vite ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën mitur të partneres së tij, shkruajnë mediat greke. 

E mitura aktualisht është 15-vjeçe dhe raportohet se abuzumi ndaj saj ka filluar që kur ajo ishte 8 vjeçe.

Sipas mediave greke, 56-vjeçari duke përfituar nga shoqëria që kishte krijuar me nënën e vajzës kishte kryer marrëdhënie seksuale për të herë parë me të miturën kur kjo e fundit ishte 8 vjeçe, duke e përdhunuar.

Thuhet se përgjatë 7 viteve në vazhdim ai ka komunikuar me të miturën përmes aplikacioneve në telefon dhe se i ka kërkuar asaj vazhdimesh foto ku dukej e zhveshur.

Shqiptari mësohet se është më origjinë nga Saranda, ndërsa është arrestuar dy ditë më parë, më 19 janar, në zonën e Patisias, pas kontrolleve të punonjësve të policisë.

Policia greke ka deklaruar se gjatë kontrollit në shtëpinë e 56-vjeçarit, u gjetën dhe u konfiskuan një sasi e madhe provash dixhitale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco