Sherri për borxhin, zbardhen detaje nga plagosja e 40-vjeçarit dje në Shkodër

Sherri për borxhin, zbardhen detaje nga plagosja e 40-vjeçarit dje në Shkodër

13:10, 19/12/2023
A+ Aa A-

Disa detaje të reja kanë dalë nga plagosja e një dite më parë në qendër të qytetit të Shkodrës të shtetasit Aleksandër Curaj. Mesohet se 40-vjeçari dy prej katër plumbave i ka marrë në pjesë e gjoksit, ndërsa ka fraktura edhe në krah por ka arritur që të shpëtojë. Gjithsesi i plagosur vijon që të jetë nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë autori i dyshuar i plagosjes shtetasi Dedë Bici i shpallur në kërkim ende nuk është arrestuar nga forcat e policisë. Autori i dyshuar pasi kreu plagosjen u largua me një biçikletë nga zona e këmbimit valutor por arriti që t’i shpëtojë ndjekjes së policisë. I plagosuri Aleksandër Curaj dhe autori i dyshuar Dedë Bici kanë patur një lidhje familjare mes tyre pasi Curaj është nipi i baxhanakut i Bicit.

40-vjeçari Aleksandër Curaj i kishte një borxh parash shtetasit Dedë Bici që nuk ia kishte dhënë ende. Autori i dyshuar prej disa kohësh i kërkonte që t’i shlyente borxhin gjë e cila solli edhe konfliktin fizik e më pas plagosjen e 40-vjeçarit. Një ditë më parë fillimisht i plagosuri dhe autori janë përfshirë në një sherr fizik me grushte. Një polic që ishte civil në atë moment ka ndërhyrë duke i ndarë por të dy i kanë thënë policit se do ta zgjidhin vetë pasi kanë një problem lekësh.

Vetëm pak minuta më pas shtetasi Dedë Bici dyshohet se ka nxjerrë pistoletën që e kishte me vete dhe ka qëlluar katër herë në drejtim të 40-vjeçarit Aleksandër Curaj, i cili mbeti i plagosur rëndë, por pas ndërhyrjes kirurgjikale nga mjekët e spitalit rajonal Shkodër gjendja e tij u stabilizua edhe pse ende rrezikun për jetën nuk e ka kaluar plotësisht. Ndërkohë policia vendore e Shkodrës vijon punën për arrestimin e autorit të dyshuar që u largua me një biçikletë në mes të qytetit dhe për zbardhjen e plotë të kësaj plagosje të ndodhur në orën 9:00 të 18 dhjetorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco