Alarm, 5 të vdekur nga aksidentet në punë në 1 muaj!

Alarm, 5 të vdekur nga aksidentet në punë në 1 muaj!

10:11, 27/05/2024
A+ Aa A-

Në një kantier ndërtimi në Tiranë sot u shënua tragjedia e radhës, kur një 28 vjeçar humbi jetën pasi ra nga një lartësi e konsiderueshme.

Edhe këtë herë shkak i aksidentit në punë dyshohet mosrespektimi i kushteve të sigurisë teknike në punë, teksa Inspektoriati  i Punës vijon të jetë në gjumë dimëror.

KSSH I shpreh ngushëllime familjes dhe kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ky është aksidenti I 5 në punë më viktima për këtë muaj.

Në 21 Maj në minierën e Martaneshin humbi jetën minatori Armand Peshku, dhe po në 21 maj në një gurore në Vlorë, humbi jetën punëtori Jurgen Veshaj.

Në 9 Maj  në Shëngjin humbi jetën pasi ra nga lartësia punëtori I ndërtimit Emiljano Frroku, ndërsa dy ditë më pas në Shëngjin humbi jetën në punë punëtori i ndërtimit Dedë Gjoni.

Këto shifra janë dramatike për një vend të vogël si Shqipëria, ndaj institucionet që mos qëndrojnë indiferente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco