Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Konventa e Republikanëve, çfarë solli? I ftuar: Enri Ceno

Misteri i zhdukjes së kamionistit argjentinas në Itali/ Arrestohet një shqiptar dhe një turk

Misteri i zhdukjes së kamionistit argjentinas në Itali/ Arrestohet një shqiptar dhe një turk

17:08, 17/06/2024
A+ Aa A-

Një kamionist argjentinas është zhdukur pa gjurmë në Itali, ndërsa prej 22 majit nuk ka asnjë të dhënë se ku mund të ketë përfunduar. Nicolas Del Rio, 48 vjeç, u zhduk teksa transportonte një ngarkesë me çanta, me një vlerë prej 500 mijë euro.Ngjarja e konsideruar si një mister mund të zbardhet nga autoritetet ligjzbatuese italiane që kanë nisur një hetim.

Gjatë fundjavës u arrestuan një shqiptar dhe një turk, ndërsa anëtarët e tjerë të bandës janë në kërkim. Shqiptari u arrestua në aeroportin Ciampino teksa do të hipte në një fluturim për në Tiranë. Turku u arrestua të shtunën në Arcidosso. Ata janë të dy në burgun e Grosseto-s. Ata dyshohet se janë të përfshirë në zhdukjen e kamionistit argjentinas. Pistat e hetimit deri tani janë përqëndruar te grabitja e ngarkesës së çantave me vlerë rreth 500 mijë euro, të bëra për një shtëpi të famshme mode.

Dy të arrestuarit dyshohet se ishin pjesë e një bande të dedikuar për vjedhjen e çantave dhe rrobave të stilistëve. Seanca e vlefshmërisë është caktuar për nesër, e martë 18 qershor. / BalkanWeb-Syri.Net /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco