Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Anglezët: Na kanë humbur provat për Berishën

Ngecën në lumë me makinë, momenti dramatik kur shpëtohen dy shtetasit

09:42, 27/05/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Malinat në bashkinë e Poliçanit.

Një automjet,tip Ford fuoristradë,me targa AA 357 LN, në përpjekje për të kaluar lumin midis fshatit Mbrakull dhe Malinat, ka ngecur në ujë.

Rrymat dhe rrjedha lumit e kanë marrë fuoristradën përpara, duke e fundosur atë.

Mësohet se shoferi i mjetit ka mundur të dalë nga mjeti dhe me not ka dalë në breg për të kërkuar ndihmë, ndërkohë që dy shtetasit e tjerë që udhëtonin me të në mjet: Ilir Ballolli dhe Taulant Bakushi kanë mbetur të kapur mbi baxhanë e makinës.

Pas sinjalizimit të marrë për ngjarjen në orën 02:30 të mëngjesit, në zonë kanë shkuar efektivë të shumtë të Repartit Zjarrfikës të Beratit dhe efektivë të policisë, që kanë bërë të mundur shpëtimin e jetës së banorëve të bllokuar në mes të rrjedhës së lumit Osum.

Dy shtetasit e bllokuar janë lokalizuar fillimisht nga zjarrfikësit, që kanë hyrë në lumë me not, i kanë lidhur ata me litar dhe më pas kanë filluar tërheqjen e tyre nga uji.

Gjatë aksionit për shpëtimin e dy shtetasve, bjë efektiv i zjarrfikësve të Beratit ka rrezikuar seriozisht jetës, pasi rrymat e forta të lumit e kanë tërhequr drejt rrjedhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco