Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Konventa e Republikanëve, çfarë solli? I ftuar: Enri Ceno

U rrëzua pa ndjenja në tokë, humb jetën një person në Durrës

20:24, 17/06/2024
A+ Aa A-

Një person ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Durrës.

Gazetarja e SYRI TV mëson se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë pranë stacionit të trenit, ku një burrë i moshës 57 vjeç ka humbur jetën duke u rrëzuar te parkingu i autobusëve.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur autoambulanca dhe forcat e policisë, teksa burime nga uniformat blu bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaq natyrale, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e plotë të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco