Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Konventa e Republikanëve, çfarë solli? I ftuar: Enri Ceno

SYRI TV/ Plasa e Maliqit nuk ka ujë, banorët: Nërtuan ujësjellës të ri, por prej një viti nuk funksionon

18:12, 17/06/2024
A+ Aa A-

Fshati Plasë në Maliq ka ujsjellës të ri por në çezmat e banorëve nuk ka ujë të pijshëm. Prej një viti ujësjellësi i ri nuk vihet në punë, për shkak se ende kanë mbetur pa u mbyllur disa punime. Nga bashkia Maliq pretendohet se do të bëhet një projekt i ri për pjesën e punimeve që nuk kanë përfunduar, ndërsa deri atëherë banorët do të vuajnë mungesën e ujit.

Ironike por e vërtetë. Fshati Plasë në Maliq, ka fatin të ketë përfituar nga një investim për ndërtim ujësjellësi. Ky i fundit është ndërtuar, porn ë çezmat e banesave të banorëve nuk shkon ujë.

Sipas banorëve, shkak është bërë mungesa e përfundimit të një pjese të investimit, prej rreth 20% të totalit të punimeve, që zvarriten prej një viti.

Zyrtarë të bashkisë Maliq jashtë kamerave, pretendojnë se për një pjesë të familjeve uji shkon, por i akuzojnë ato se e shpërdorojnë duke vaditur tokat bujqësore. Por po këta zyrtarë, pranojnë edhe faktin që investimi për ujësjellësin nuk është mbyllur, duke pretenduar se do të bëhet një projekt për këtë pjesë të papërfunduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco