Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Anglezët: Na kanë humbur provat për Berishën

Prag-tragjedia në lumin e Osumit, SYRI TV kishte denoncuar mungesën e urës

10:09, 27/05/2024
A+ Aa A-

Një tragjedi e rëndë është shmangur vetëm në sekondat e fundit në lumin Osum, i cili ndan dy fshatrat Mbrakull dhe Malinat.

Një automjet tip ford Fuoristradë,me targa AA 357 LN, në përpjekje për të kaluar lumin midis fshatit Mbrakull dhe Malinat, ka ngecur në ujë.

Rrymat dhe rrjedha lumit e kanë marrë fuoristradën përpara, duke e fundosur atë. Shoferi, i cili ka arritur të dalë, ka njoftuar menjëherë forcat zjarrfikëse për t'i ndihmuar, por nga rrjedha e fortë e lumit një nga punonjësit e ka marrë rryma, por fatmirësisht ka arritur të dalë me not në breg.

Kjo tragjedi e rëndë është paralajmëruar edhe më parë nga SYRI TV, pasi banorët shprehnin shqetësimin e tyre nga mungesa e urës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco