Gjendje alarmi!/ Pesë të vdekur nga aksidentet në punë në një muaj!

Gjendje alarmi!/ Pesë të vdekur nga aksidentet në punë në një muaj!

10:21, 27/05/2024
A+ Aa A-

Ditën e sotme, 27-maj, në kryeqytet ndodhi tragjedia e radhës në sektorin e ndërtimit, një 28 vjeçar humbi jetën pasi ra nga një lartësi e konsiderueshme e një pallati në ndërtim.

Edhe këtë herë shkak i aksidentit në punë dyshohet mosrespektimi i kushteve të sigurisë teknike në punë, teksa Inspektoriati i Punës është totalisht inekzistent.

KSSH (Konfederata e Sindikatave te Shqiperise) në një njoftim për mediat i shpreh ngushëllime familjes dhe kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ky është aksidenti i pestë në punë me viktima për këtë muaj.

Në 21 Maj në minierën e Martaneshin humbi jetën minatori Armand Peshku, dhe po në 21 maj në një gurore në Vlorë, humbi jetën punëtori Jurgen Veshaj.

Lexo edhe: https://www.syri.net/kronike/690563/humb-jeten-i-riu-ne-vlore-e-zene-guret-e-gurores-poshte/

Ngjarje të trajtuara gjerësisht edhe në Syri Televizion.

Në 9 Maj në Shëngjin humbi jetën pasi ra nga lartësia punëtori i ndërtimit Emiljano Frroku, ndërsa dy ditë më pas në Shëngjin humbi jetën në punë punëtori i ndërtimit Dedë Gjoni.

Lexo edhe: Vdekja e 50-vjeçarit gjatë punës në pallatin në ndërtim, gjykata e Lezhës cakton ‘arrest shtëpie’ për administratorin

Këto shifra janë dramatike për një vend të vogël si Shqipëria, ndaj institucionet që mos qëndrojnë indiferente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco