Vdekja e 50-vjeçarit gjatë punës në pallatin në ndërtim, gjykata e Lezhës cakton ‘arrest shtëpie’ për administratorin

Vdekja e 50-vjeçarit gjatë punës në pallatin në ndërtim, gjykata e Lezhës cakton ‘arrest shtëpie’ për administratorin

10:55, 15/05/2024
A+ Aa A-

Administratori i pallatit në ndërtim Martin Kovaçi dhe punëtori i firmës Eduard Frroku u njohën me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” në Gjykatën e Lezhës lidhur me çështjen e vdekje se punonjësit 50-vjeçar para disa ditësh.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar më dyer të mbyllura, gjyqtari pranoi kërkesën e prokurorit duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e dy personave dhe vendosi ndaj tyre masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Arrestimi i 2 personave dhe shpallja në kërkim e 34-vjeçarit Edmond Marku, drejtues teknik i firmës së ndërtimit, u bë pasi ditën e shtunë, në Kune, Shëngjin, në një pallat në ndërtim, 50-vjeçari Preng Gjoni humbi jetën pasi i ra një dërrasë druri mbi kokë teksa punonte.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco