Arrestohet nga Guardia di Finanza shqiptari i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane

Arrestohet nga Guardia di Finanza shqiptari i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane

11:14, 15/12/2023
A+ Aa A-

Guardia di Finanza ka arrestuar në Portin e Barit një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.

Ishte fshehur mes mallrave te një kamioni që transportonte birrë e detergjentë higjene e që po udhëtonte drejt Shqipërisë.

Me 19 korrik 2023 ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arrestimi me burg si anëtar i një grupi kriminal i specializuar në grabitje në territorin e rajonit të Basilicata. 

Shqiptari konsiderohet me një rrezikshmëri të lartë sociale  është shoqëruar në burgun e Barit në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane./Alba Kepi

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco