Përdhunimi i dy motrave, njëra prej tyre e mitur/ Ekspertiza vërtetoi aktin

Përdhunimi i dy motrave, njëra prej tyre e mitur/ Ekspertiza vërtetoi aktin

10:27, 15/12/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat ku dy persona kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me dy vajza.

Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Ardit Nano dhe 20-vjeçarin Andon Shoshari, të dy banues në Berat, të cilët kanë rënë në prangat e policisë.

Ata dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 motra, njëra 19 vjeç dhe një të mitur 16 vjeçe.

Burime bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur me datë 7 dhjetor, por dy motrat kanë pasur frikë të bëjnë denoncimin. Ka qenë bashkëshorti i njërës prej vajzave që ka bërë kallëzimin në polici, e më pas janë vënë në pranga dy të rinjtë.

Burime të policisë bëjnë me dije se të dy motrave i është bërë ekspertiza mjeko-ligjore, e cila vërteton aktin e përdhunimit nga të dy shtetasit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco