Lajmi i fundit

LIVE/ Taksa mbi profesionet e lira, qytetarët në protestë

Shisnin kanabis e kokainë, dy të arrestuar në Fier

Shisnin kanabis e kokainë, dy të arrestuar në Fier

10:08, 15/12/2023
A+ Aa A-

Dy persona janë vendosur në pranga pasi dyshohet se shisnin doza kanabisi dhe kokaine në lagje të ndryshme  të qytetit të Fierit.

Uniformat blu arrestuan 29-vjeçarin me iniciale R. L., , banues në Fier, pasi kishte me vete dhe në banesë, 20 doza të lëndës narkotike kokainë, të gatshme për shitje dhe 1 peshore elektronike.

Gjithashtu u arrestua 31-vjeçari M. S., banues në Lushnjë, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 33 vjeçarin A. M., pasi në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.

Njoftimi i policisë:

Goditje të njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale që janë fokusi i megaoperacionit “Tempulli”. Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër, të cilët shitnin doza kokaine dhe cannabisi, në lagje të ndryshme të qytetit.

Njërit prej të arrestuarve iu gjet dhe një kartëmonedhë false. Sekuestrohen dozat e kokainës, dozat e cannabisit, një peshore elektronike dhe kartëmonedha false.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, për 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në qytetin e Fierit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier:

-vunë në pranga shtetasin R. L., 29 vjeç, banues në Fier, pasi kishte me vete dhe në banesë, 20 doza të lëndës narkotike kokainë, të gatshme për shitje dhe 1 peshore elektronike;

-vunë në pranga shtetasin M. S., 31 vjeç, banues në Lushnjë, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 33 vjeç, pasi në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.

Gjithashtu, 31-vjeçarit iu gjet një kartëmonedhë euro, e dyshuar e falsifikuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco