Tentoi të vriste me gërshërë hekuri bashkëfshatarin e tij, prangoset 55-vjeçari në Dibër

Tentoi të vriste me gërshërë hekuri bashkëfshatarin e tij, prangoset 55-vjeçari në Dibër

12:19, 17/11/2023
A+ Aa A-

Një 55-vjeçar në Dibër është arrestuar menjëherë pasi tentoi të vriste megërshërë hekuri bashkëfshatarin e tij. Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, i cili mendohet se ka nisur për motive të dobëta.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 55-vjeçari, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (gërshërë hekuri), shtetasin A.K., 54 vjeç, të cilin e ka goditur në pjesën e fytyrës, duke i shkaktuar dëmtime.

Pas njoftimit të marrë se dy shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, në fshatin Selishtë, shërbimet e Policisë Dibër, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.  Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të këtyre shërbimeve është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I.C., 55 vjeç, banues në fshatin Selishtë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 55-vjeçari,  për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (gërshërë hekuri), shtetasin A.K., 54 vjeç, të cilin e ka goditur në pjesën e fytyrës, duke i shkaktuar dëmtime.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco