Përshtati lokalin e tij për lojëra fati dhe baste sportive, arrestohet 55-vjeçari në Shkodër

Përshtati lokalin e tij për lojëra fati dhe baste sportive, arrestohet 55-vjeçari në Shkodër

13:22, 26/10/2023
A+ Aa A-

Një 55 vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi kishte vënë lokalin e tij në dispozicion për organizimin e lojërave të fatit. Gjithashtu ky shtetas fshihte të ardhurat e përfituara nga ky subjekt. Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati, në këtë lokal.

Njoftimi i policisë Shkodër:

Kishte vënë në dispozocion lokalin në pronësi të tij, për organizimin e lojërave të fatit, dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky subjekt, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 55-vjeçari.

Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati, në këtë lokal.

Sekuestrohen 3 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontrolle në disa ambiente në të cilat dyshohej se organizohej kjo veprimtari.

Si rezultat i kontrolleve, në lagjen “10 Korriku”, është evidentuar një lokal i përshtatur për organizimin e basteve sportive me anë të celularëve.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., 55 vjeç, pronari i lokalit. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas fshihte të ardhurat e përfituara nga ky subjekt.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 53 vjeç dhe Z. S., 40 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, në këtë lokal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularët që përdoreshin nga këta shtetas, për lojëra fati.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco