Fluks emigrantësh në pikat doganore për të festuar Pashkën në Shqipëri

Fluks emigrantësh në pikat doganore për të festuar Pashkën në Shqipëri

09:44, 04/05/2024
A+ Aa A-

Festa e Pashkës ortodokse ka sjellë fluks të shtuar në hyrje të pikës kufitare të Qafë Botës.  Gjatë 24 orëve të fundit në Stacionin e Policisë në Qafë Botë kanë hyrë :
1322 shtetas shqiptarë dhe 2374 shtetas të huaj. Po në këto 24 orë kanë dalë 621 shqiptarë dhe 502 të huaj.

Ndërkohë gjatë këtyre 24 orëve kanë hyrë: 361 automjete shqiptare dhe 889 automjete të huaja dhe kanë dalë 177 automjete shqiptare dhe 234 automjete të huaja.

Në pikën shqiptare punohet me tre sportele, ndërsa në atë greke me dy.

Në Kakavijë: 

Regjistrohen 11450 shtetas në hyrje - dalje, nga të cilët  7150  në hyrje dhe  4300  në dalje, si dhe 3264  mjete në hyrje - dalje, nga të cilat  2160 në hyrje dhe 1104  në dalje.

Pala shqiptare punon me 3 sportele ne dalje dhe po aq ne hyrje ndersa pala greke punon me 2 sportele hyrje dalje .Situata ka qene e qete ku nuk jane shenuar radhe tw gjata pritje per emigrantet .

Në Kapshticë kanë hyrë 6942 dhe kanë dalë 3274 shtetas.

Në Qafë Thanë kanë hyrë 4070 dhe kanë dalë 3712 shtetas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco