Investitori strategjik i Ramës dha 100 mijë euro për vrasjen e Musabelliut

Investitori strategjik i Ramës dha 100 mijë euro për vrasjen e Musabelliut

11:05, 04/05/2024
A+ Aa A-

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim personat e arrestuar në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.

Bëhet fjalë për biznesmenin Pëllumb Gjoka, Astmer Bilalin, Oltian Bistrin, Xhevahir Litën, Edmond Prekën, Behar Brajoviq (Bajrin) dhe Ardrit Hasanbegajn.

Investitori strategjik i Edi Ramës, Pëllumb Gjoka, së bashku me Behar Bajrin dhe Edmond Prekën akuzohen për “vrasjen me paramendim” të Gjin Ndoj (Boriçit) si dhe “sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” në dëm të Kleant Musabelliut.

Mbi ta rëndon gjithashtu akuza e “sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” në dëm të Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.

Kjo akuzë gjithashtu rëndon edhe mbi dy të arrestuarit e tjerë, Astmer Bilali dhe Ardrit Hasanbegaj.

Plani për vrasjen e Kleant Musabelliut

Gjatë përgjimeve u zbulua se biznesmeni Pëllumb Gjoka ishte i gatshëm të ofronte 100 mijë euro për të hequr qafe ish-policin e burgjeve Kleant Musabelliu, pasi ky i fundit e kishte plagosur në këmbë Gjokën në vitin 2017.

Pëllumb Gjoka angazhon Behar Bajrin për të përgatitur vrasjen e Musabelliut.

Behar Bajri këmbëngul që ta kryejë vetë krimin, por Gjoka kërkon që vrasësit të jenë të huaj. Madje Gjoka thotë se do të japë edhe 10 mijë euro shpërblim për ‘punë të pastër’, që nënkupton eleminim pa i kapur.

Behari i thotë në vijim Pëllumb Gjokës se i ka porositur vrasësit që të qëllojnë pa silenciator pasi nuk do që ta shihte të gjallë në spital Musabelliun. Behar Bajri thotë se është punë e kryer dhe se shumë shpejt do hanë darkën e vrasjes.

Bisedat

Pëllumbi: Pyeti sa duan vëlla?

Behari: A ke njeri që të tregon se ku është?

Pëllumbi: Është i falur, është në rrugë të madhe. Ja tregon ku është dhe rrugën komplet.

Behari: Me ta kry unë për qef, dhe nuk ke detyrim hiç.

Pëllumbi: Jo vëlla nuk është punë për ty, vetëm lekët atyne dhe mos t'i kesh afër hiç. Ishalla po më vjen ai se e kam zvarrin vetë.

Behari: Nuk i kam afër, vetëm duhet informacion se ku është.

Më datë 09.07.2020 ora 09.30 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si shtetasi Pëllumb Gjoka.

Behari: Unë fola për atë punën tënde dhe më thanë sa paguan. Donin me dit se sa, se për ta kry e kryejnë, vetëm a del.

Pëllumbi: Del në rrugë të madhe, është i falur.

Behari: A të ta kryej unë dhe nuk ke detyrim me i dhënë kujt asnjë cent?

Pëllumbi: Jooo, nuk është punë për ty. Atëherë, hallexhia pagun.

Behari: 100 kërkojnë kto k*rva, ose të ta kryej unë.

Pëllumbi: 100 me ju dhënë vlla.

Behari: Ta kryej unë vëlla dhe mos jep asnjë lek, ose ta paguajmë bashkë.

Pëllumbi: Jo, nuk është punë për ty. Edhe 10 të tjera i kanë shpërblim për punë të pastër. Kur të takohemi do të flasim.

Behari: Punën e bëjnë të pastër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco