Dalin pamjet tronditëse të aksidentit tragjik në Durrës, ja si fluturoi Benz-i

11:17, 04/05/2024
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 17-vjeçarin që shkaktoi aksidentin e rëndë pasditen e së premtes duke i marrë jetën një biçiklisti dhe duke plagosur drejtuesin e një motoçiklete.

Në pamjet e siguruara nga SYRI TV, duket mjeti ”Mercedes Benz”, i cili lëviz me shpejtësi sketerrë dhe bën parakalim të gabuar.

Për shkak të shpejtësisë, mjeti ka humbur kontrollin duke dalë në anën tjetër të karraxhatës.

17-vjeçari i mitur pa patentë tashmë është vënë në pranga. Sipas bluve, në momentet e para pas aksidentit, ai u largua nga vendi i ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco