Zhvatet një biznesmen nga Librazhdi, mashtruesi kapet në Lezhë

Zhvatet një biznesmen nga Librazhdi, mashtruesi kapet në Lezhë

10:40, 04/05/2024
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit, pas kallëzimit të administratorit të një biznesi nga fshati Qukës i Librazhdit se ishte mashtruar nga një persona dhe i kishte dhënë atij një shumë parash,  e ka gjetur dhe e ka arrestuar të dyshuarin për zhvatjen. Ai quhet Kristiano Përndoj, është 32 vjeç me banim në Lezhë. Përndoj, sipas Policisë, dyshohet se më datë 2 maj 2024, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash biznesmenit F. Rr, 56 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit të kryer në bashkëpunim me stukturat e Policisë Lezhë është  gjetur edhe municion luftarak dhe një thikë, të cilat do të dërgohen për ekzaminime. Vijojnë veprimet hetimore për identifikim e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Dosja e Përndoj i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco