SYRI TV/ Durrës, banorët e një pallati në protestë: U ndërpre puna për rikonstruksion

16:25, 25/10/2023
A+ Aa A-

Tre kate të një pallati të dëmtuar nga tërmeti në Durrës, nisën të rikonstuktohen por punimet janë ndërprerë. Sipas banorëve, firma u ka thënë se nuk ka para të vijojë punimet, ndërsa nuk u jepet asnjë rrugëzgjidhje për problemin e tyre. Banorët thonë gjithashtu se pallati duhet të shembej, sepse është me dëmtim të nivelit DS4.

SYRI TV

Dhjetëra banorë të një pallati 8 katësh në lagjen 13 të Durrësit, protestuan përsëri pasi sipas tyre, firma që duhet të riparonte dëmtimet në apartamente, ka ndërprerë punimet.

Sipas banorëve, firma që duhet të rikonstruktonte pallatin, është shprehur se nuk ka fond për të vijuar  punën, duke lënë në mes gjithçka.

Banorët shkojnë më tej duke u shprehur se pallati është shpallur i pabanueshëm, por në vend që të merrej një vendim për shembjen e tij, është miratuar rikonstruksioni, ku edhe ky i fundit nuk po kryhet.

Tri kate të pallatit 8-katësh që gjendet në rrugën “Pavarësia” janë lënë në mes, në një kohë që firma zbatuese e punimeve ka ndfërtuar vetëm muret anësore të tyre që janë dëmtuar nga tërmeti i 4 viteve më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco