Dyshohet se grabitën një lokal në kryeqytet, arrestohet një 20-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Dyshohet se grabitën një lokal në kryeqytet, arrestohet një 20-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

09:51, 18/10/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër të ri pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer një grabitje në kryeqytet.

Dyshohet se dy të rinjtë kanë vjedhur në një lokal në në bulevardin “Bajram Curri”.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin O. Zh., 20 vjeç, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit K. H., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur në një lokal në bulevardin “Bajram Curri”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco