SPAK çon për gjykim ‘Plumbin e Artë’, gjykata pranon kërkesën për bashkimin e dy çështjeve

SPAK çon për gjykim ‘Plumbin e Artë’, gjykata pranon kërkesën për bashkimin e dy çështjeve

12:36, 17/10/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim dosjen “Plumbi i Artë”.

SPAK kërkoi këtë të martë në GjKKO që të bashkohet me dosjen edhe çështja penale e dy vrasjeve me 4 viktima të ndodhura në mars dhe në prill të 2020 në Durrës, për shkak se janë përfshirë të njëjtat persona.

Bëhet fjalë për ezekutimin e Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia, në mars dhe dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia, në prill 2022, nga grupi i Talo Celës dhe Nuredin Dumanit, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK duke bashkuar dy çështjet.

Personat që kryen vrasjet u zbardhën fillimisht nga dëshmia e Klevis Allës dhe më pas nga ajo e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, ku u përcaktua e gjithë dinamika e ngjarjeve dhe motivi.

Ushtari i Dumanit implikoi në dy vrasjet 5 persona por më pas ai i ka ndryshuar disa herë dëshmitë, duke e bërë kontradiktor. Tashmë edhe këto dy vrasje do të gjykohen së bashku me operacionin “Plumbi i Artë”. Seanca paraprake për “Plumbi i Artë” dështoi sërish për faktin se nuk ishin të pranishëm të gjithë avokatët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco