Përfshihen nga flakët disa hektarë tokë në fshatin Bubq

17:45, 07/10/2023
A+ Aa A-

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe të madhe toke me shkurre dhe ferra fshatin Bubq të Fushë Krujës këtë mesditë.

Bëhet me dije se zjarri është ende aktiv dhe po përhapet me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Mësohet se disa hektarë janë nën ‘pushtetin’ e flakëve, por ende nuk dihet sipërfaqja ekzakte. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco