Dalin detaje të reja në lidhje me tentativën për trafik të armëve të zjarrit nga Kapshtica drejt Greqisë

Dalin detaje të reja në lidhje me tentativën për trafik të armëve të zjarrit nga Kapshtica drejt Greqisë

13:49, 07/10/2023
A+ Aa A-

Zbulohen detaje të reja në lidhje me tentativën për trafik të arëve të zjarrit nga Kapshtica drejt Greqisë.

Sipas burimeve të konfirmuara në rrugë zyrtare bëhet e ditur se në Kapshticë automjeti u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë pas analizës së riskut.

Kontrollorët i bënë pyetje shoferit i cili shfaqi pasiguri më pas automjeti u kalua në vijë të dytë për kontroll të detajuar. Autorietet greke bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Xhimi Hoxha dhe Miklovan Veliu. Po sipas të njëjtave burime destiancioni i armëve ishte Selaniku.

Ndërkohë sa i përket hetimit bëhet e ditur se dy të arrestuarit gjatë marrjes në pyetje nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë mohuan se kishin lidhje me njëri-tjetrin për trafikimin e armëve por pretendimet e tyre janë të pavërteta pasi policia gjeti dhe sekuestroi prova që faktonin bashkëpunimin mes dy të arrestuarve, konkretisht mesazhe dhe video mes njëri-tjetrit kur sajonin vendin në automjet për të fshehur armët. Videot e mesazhet u gjetën në telefonin e njërit prej dy të arrestuarve.

Videot e mesazhet janë administruar si prova materiale. Armët i kishte siguruar 41-vjeçari nga Tepelena, por me banim në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco