EMRI/ VIDEO/ Kapet arsenal armësh në Durrës, arrestohet ‘pronari’

09:04, 22/09/2023
A+ Aa A-

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Types” ka rënë në pranga 70-vjeçari Sokol Buli, i cili mbante në banesën e tij në fshatin Likmetaj të Durrësit disa armë të llojeve të ndryshme.

Uniformat blu kanë gjetur dhe kanë sekuestruar me cilësinë e provës materiale në banesën e tij 1 armë zjarri kallashnikov, pjesë armësh zjarri, 2 armë gjahu, 462 fishekë të këtyre armëve dhe 1 armë të ftohtë (thikë).

Kallashnikovi u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse është përdorur apo jo, për ngjarje kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco