Emri/ Parkimi i makinës ‘mollë sherri’ mes komshinjve, zbulohet identiteti i vrasësit të 33-vjeçarit në Shkodër

Emri/ Parkimi i makinës ‘mollë sherri’ mes komshinjve, zbulohet identiteti i vrasësit të 33-vjeçarit në Shkodër

08:47, 22/09/2023
A+ Aa A-

Të shtënat e armëve kanë tronditur mbrëmjen e së enjtes banorët e fshatit Hot i ri në afërsi të qytetit të Shkodrës.

Fatkeqësisht breshëria e plumbave e qitur nga arma automatike e dyshuar kallashnikov i ka marrë jetën një 33-vjeçari banues në këtë fshat. Viktima është identifikuar si Valter Fierza, ndërsa autori i vrasjes, sipas policisë është komshiu i viktimës, Klodian Mhilli.

Sipas të dhënave paraprake si dhe dëshmisë së familjarëve të viktimës, dyshohet se konflikti që çoi deri në përdorimin e armës ka lindur mes vëllait të viktimës dhe autorit të dyshuar.

Debati ka lindur për një automjet të parkuar në arë dhe ku pretendohej se bllokohej rruga. Pas debatit me vëllain e viktimës autori i dyshuar Klodian Mhilli ka debatuar edhe me 33-vjeçarin, Valter Fierza, të cilin e ka qëlluar me armë automatike duke e lënë të vdekur.

Pas ngjarjes autori i dyshuar është larguar, ndërsa policia pas identifikimit ka nisur kontrollet për kapjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco