Keqtrajtonte qenin e tij, procedohet 53-vjeçari në Lushnje

Keqtrajtonte qenin e tij, procedohet 53-vjeçari në Lushnje

19:08, 18/09/2023
A+ Aa A-

Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke keqtrajtuar një kafshë qenin e tij, ka reaguar policia.

Sipas bluve,  u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 53 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, pasi në lagjen “Kongresi”, Lushnjë, ky shtetas ka hedhur qenin e tij duke e keqtrajtuar, në shatervanin me ujë.

“Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco