Rumuni sulmon me thikë partneren e tij shqiptare, e qëllon në shpinë, krah e këmbë

Rumuni sulmon me thikë partneren e tij shqiptare, e qëllon në shpinë, krah e këmbë

11:12, 08/09/2023
A+ Aa A-

Mediat greke njoftojnë se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patisia, ku një shtetase shqiptare është plagosur dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se, 44-vjeçarja shqiptare është sulmuar nga partneri i saj me origjinë rumune me thikë. Ajo është plagosur në shpinë, krah dhe këmbë.

Shkak është bërë një debat i fortë në familje, ndërsa policia ka mundur të arrestojë autorin e kësaj plagosjeje dhe ka nisur hetimet përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco