‘Kanabis, dhunë në familje, 'tapë' në timon’/ Arrestohen 9 persona në Tiranë

‘Kanabis, dhunë në familje, 'tapë' në timon’/ Arrestohen 9 persona në Tiranë

12:26, 07/09/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë kanë rënë 9 persona në Tiranë të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Vihen në pranga 9 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. N., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një shufër metalike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. K., 40 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. V., 32 vjeç, banues në Babrru. Shtetasi A. K. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa shtetasi J. V. e ka gjuajtur 40-vjeçarin, me shkelm. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin V. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

- I. M., 27 vjeç, Sh. K., 55 vjeç, J. A., 47 vjeç dhe M. D., 67 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

- K. Xh., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi;

- F. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin N. T., 79 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco