VIDEO/ U tha se i shpërtheu gazi, dyshime të tjera për vdekjen e 50-vjeçarit në Vlorë

VIDEO/ U tha se i shpërtheu gazi, dyshime të tjera për vdekjen e 50-vjeçarit në Vlorë

10:08, 01/09/2023
A+ Aa A-

Vdekja e 50-vjeçarit Durmish Gllucaj sot në fshatin Gjorm të Vlorë, fillimisht u dyshua se ka ardhur nga shpërthimi i një bombole gazi, por tashmë që policia ka nisur hetimet, ka dyshime se ai mund të jetë vrarë nga një lëndë plasëse.

Sipas burimeve nga Policia dhe grupi hetimor, lënda plasëse ka qenë në oborr dhe tashmë po hetohet se për çfarë llok eksplozivi bëhet fjalë, për ndonjë granatë të vjetër apo nëse i ndjeri i kishte fshehur vetë në oborr.

Njoftimi paraprak i Policisë së Vlorës:

"Salla Operative e DVP Vlorë ka marrë një telefonatë nga një shtetas, se në banesën e  shtetasit D.G (komshiu), dyshohet se aksidentalisht ka plasur një bombul gazi dhe është dëmtuar i zoti i banesës shtetasi D. G, rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

Në vendngjarje po shkojnë grupi hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim do ketë një informacion të plotë për rastin."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco