Fushë-Krujë/ I vihet flaka gjatë natës një makine! Reagon pronari i mjetit

10:35, 25/08/2023
A+ Aa A-

Një makine tip Volkswagen me targa ‘AA645 CS’ në pronësi të Etnor Alushit, 29 vjeç, i është vënë flaka në fshatin Halil të Fushë-Krujës.

Makina ndodhej e parkuar në oborrin e banesës kur rreth orës 2 të mëngjesit, pronarët kanë konstatuar mjetin në flakë.

Pronarët kanë dalë nga banesa dhe janë përpjekur që të shuajnë flakët, por ka qenë e pamundur deri në mbërritjen e zjarrfikësve.

Pronari i makinës, 29-vjeçari Etnor Alushi, deklaron se nuk ka probleme apo konflikte me njeri dhe nuk e di arsyen e këtij gjesti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco